Sot ka ulur siparin zyrtarisht Seria A italiane e të rinjve me Milanin që nuk ka arritur të tregojë vlerat duke rënë zyrtarisht nga Kategoria dhe fatale ka rezultuar ndeshja e fundit.

Kuqezinjtë janë ndalur në barazim 1-1 nga Fiorentina duke mos arritur të sigurojnë qëndrimin mes më të mirëve të kësaj grupmoshe, ku mungonte kapiteni shkodran Erald Lakti për shkak pezullimi.

Sakaq, Kievo është shkatërruar me rezultatin e thellë 6-1 nga Sampdoria por kjo duket se ka qenë humbja më e ëmbël për Kievon ku titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar Anxhelo Ndrecka.

Me fat për Kievon ka rezultuar barazimi që Kaljari ka marrë ndaj Torinos duke qenë se një fitore e Kaljarit e ulte në renditje Kievon.

Kievo së bashku me Fiorentinën kanë tashmë shanse për të fituar titullin kampion në Itali duke qenë se ka një formulë të veçantë.

Atalanta dhe Interi që janë në dy vendet e para kanë një ndeshje gjysmëfinale mes tyre, ndërkohë që Torino, Roma, Fiorentina dhe Kievo luajnë çerekfinale dhe deri në finale ku fituesi përballet me fituesin e çiftit Inter-Atalanta. /VipSport/