Te Dinamo e kanë nisur punën për merkaton më shpejt se te skuadrat e tjera, duke parë edhe ecurinë e dobët në javët e deritanishme.
Burime pranë gazetës bëjnë me dije se ka një listë me lojtarë, të cilët pritet t’u bashkohen bluve në janar.
Dhe në krye të kësaj liste janë dy mesfushorë që luajnë në pozicionet e numrit 6 dhe numrit 8, por emrat e tyre mbahen ende sekret nga klubi
Po ashtu, në krye të listës së merkatos është edhe një mbrojtës qendre, një sektor ku blutë kanë pasur probleme dhe shpesh janë sajuar me mesfushorë.
Edhe sulmi do të preket në merkaton e janarit, por ndoshta më pak se repartet e tjera.