Françisko Malta tifozi i ekipit brazilian të Flamengo Piaui, skuadër e cila militon ne kampionatin brazilian “Piauiense”, ka bërë xhiron e botës ne orët e fundit për shkak të këtyre fotove që tregojnë dashurinë e tij të pakushtëzuar për skuadrën e zemrës.
Në ndeshjen e fundit të skuadrës së Flamengo Piaui ne transfertën kundër AE Altos e cila përfundoj me rezultatin “tenistik” 7-1 ne favor të skuadrës vendase, Françisko shihet të qëndrojë i vetëm mes reshjeve te dendura te shiut.
Ai ka vazhduar te lutet për një mrekulli për skuadrën e tij, e cila gjendet ne vendin e fundit te kampionatit, matematikisht e rënë nga kategoria.
As forma e keqe e skuadrës së Flamingo Piaui, e cila ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 12 ndeshjet e fundit dhe situata në renditje nuk e ka zbehur dot dashurinë e Françiskos për klubin e zemrës, i cili mbetet një shembull i vërtetë për te gjithë fansat kudo në botë./panorama-sport.com/