Besëlidhja luan sot në transfertë kundër Gramshit dhe për trajnerin Dritan Smajli, skuadra e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë në këtë takim.
“Po shkojmë drejt mbylljes së fazës së parë në një nivel që Besëlidhja nuk e njeh. Objektivi ynë është rikthimi aty ku luftohet për elitën, ndaj nuk na lejohet të gabojmë.
Rrugën deri tani e kemi përshkuar me sukses, ndonëse kemi gabuar një herë. Gjithsesi, tani po mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Gramshit.
Ekipi është i karikuar për ta përballuar me sukses kundërshtarin. Kam besim se edhe në Gramsh do të bëjmë detyrën. Shpresoj shumë se fazën e dytë do ta udhëheqim ne”, deklaroi trajneri Smajli