E ka nisur dhe e ka mbyllur karrieren tek Beselidhja dhe sigurisht qe eshte skuadra te cilen ai e ka shume per zemer. Njekohesisht ndjen edhe keqardhje te madhe kur e sheh ate ne pozita shume te veshtira ne renditje.
E kemi fjalen per Dritan Smajlin, i cili sot drejton nga pankina Veleçikun e Koplikut, por kuptohet qe vemendjen nuk e heq asnjehere as nga Beselidhja. Pikerisht per kete arsye, ai bashke me kolegun e tij Alket Kruja kane qene te pranishem ne tribunen e stadiumit te Lezhes per te ndjekur ndeshjen ndaj Turbines.
Ne fund te saj, pas fitores 1-0 per Beselidhjen, Dritan Smajli ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Beselidhja ushtroi presion gjate gjithe kohes sepse ishte e detyruar ta bente kete gje ngaqe asaj i bente pune vetem fitorja ne kete ndeshje.
Une besoj se ajo pavaresisht perpjekjeve, nuk arriti te shprehe si duhet vlerat e saj me te mira. E ketu ndikoi ndoshta edhe era e forte qe e shoqeroi kete ndeshje nga fillimi e deri ne fund. Megjithate me shume se çdo gje tjeter, rendesi per Beselidhjen kishte marrja e tre pikeve ne kete ndeshje.
Une dua t’i uroj suksese trajnerit Artan Bano dhe shpresoj shume qe Beselidhja te shpetoje nga renia prej kategorise”. Ky ishte prononcimi i ish- futbollistit te kesaj skuadre qe padyshim shpreson tek suksesi i saj ne ndeshjet e mbetura te ketij sezoni.
Engjell GJOLAJ