Suksesi i muajit te kaluar i boksierit Alban Beqiri qe mori medalje bronzi ne Kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Beograd, rregjitroi rezultatin me te larte dhe historik per boksin shqiptar.

Megjithate, ne keto kohe kur vemendjen me te madhe e ka boksi profesionist, eshte krijuar nje dileme dhe krahasim per nivelin e ketyre sportisteve, ne krahasim me ata qe marrin pjese ne aktivitetet zyrtare te AIBA- federates boterore te boksit amator.

Pas suksesit te Alban Beqirit, ka patur shume deklarata dhe intervista te njerezve te ndryshem te boksit te cilet shpreheshin se niveli i tij eshte me i larte edhe se ai i Florian Markut, shqiptarit qe ben boks profesionist ne Angli.

Madje ka patur edhe thirrje publike ne adrese te ketij te fundit, per nje duel miqesore me medalistin e bronzte te Boteror, duel qe mund te zhvillohej ne Tirane.

Nderkohe, se fundi, ka dhene nje mendim per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete gje edhe Sokol Buliqi, boksieri 8 here kampion i Vllaznise. I pyetur nese Florian Marku eshte boksieri me i mire shqiptar ne bote ne keto momente, ai eshte shprehur:

“Per mua si ish-boksier nder shume vite, mendimi im eshte qe ka boksiera me te mire se Flori dhe per kete po permend dy emra, Jurgen Uldedaj fitues i disa brezave te arte dhe Alban Beqiri qe zuri vendin e trete ne Bote.

Une mendoj keshtu sepse Flori nuk eshte ndeshur akoma me nje kampion te vertete dhe me nivel te larte, kurse dy emrat qe permenda jane ndeshur me kampiona shtetesh dhe kampiona bote”./SHKODRA-SPORT.COM/