Prej kater ditesh tema kryesore e diskutimeve ne opinionin sportiv shqiptar sigurisht qe ka qene lajmi i ndarjes nga jeta pikerisht ne fushen e lojes te futbollistit te Egnatias Raphael Dwamena.

Me kete dhimbje te madhe jane solidarizuar te gjithe njerezit e sportit, ekipet sportive etje. Por nderkohe sot ka ndodhur diçka vertete interesante ne nje ndeshje femijesh ne Shkoder.

Pikerisht kane qene futbollistet 9 vjeçare te ekipit Bashkimi qe perpara ndeshjes se kampionatit te Liges Amatore ndaj ekipit Arra e Madhe kane shpalosur ne shenje solidariteti per humbjen e jetes se ketij disa letra te bardha te cilat i mbanin ne duar dhe aty shkruhej: “RIP Raphael”.

Por kjo nuk ka qene e vetmja. Para kesaj ndeshje, futbollistet e vegjel te te dy ekipeve kane mbajtur edhe nje minute heshtje. Sipas drejtuesit te shoqates “Bashkimi” Ervin Alushi nje gje e tille do te vijoje gjate kesaj jave edhe para ndeshjeve te ekipeve te tjera te kesaj shoqate.

Projekti vazhdon me vendosjen e shenjave ne faqe, 1 minute heshtje, mbajtjen e shiritit te zi ne krahe dhe po ashtu edhe lutje per Raphael. Nje gjest vertete shume domethenes i femijeve te vegjel te ketij ekipi, te cilet ne fakt herepashere behen pjese e projekteve te ndryshme duke treguar se futbolli nuk eshte i vetmi pasion per ta./SHKODRA-SPORT.COM/