Do te startoje neser kampionati i kategorise se trete ne futboll dhe Basania do te zhvilloje ndeshjen e pare teksa ne oren 14:00 do te ndeshet ne Kamez ndaj ekipit te Kinostudios ku padyshim qe objektivi do te jete fitorja.
Duke folur ne prag te kesaj ndeshje, trajneri Fatjon Hasani eshte shprehur: “Kemi filluar punen prej 2 muajsh e gjysem dhe tani ka ardhur koha te tregojme ne fushen e lojes ate se çfare kemi bere. Grupi eshte bere i plote dhe jemi gati per ndeshjet.
Kemi marre lojtare edhe nga jashte, pikerisht tre lojtare nga Mali, nje portier, nje mbrojtes dhe nje mesfushor. Kemi marre Egzon Shimajn qe ka qene kapiten i Vllaznia U21 sezonin e kaluar dhe eshte fat qe tani eshte pjese e jona, po ashtu Drabeja, Olsi Shema qe vjet ka luajtur ne kategorine e pare etj.
Kemi bere nje organike te mire, jemi stervitur shume mire dhe shpresojme shume qe te bejme nje paraqitje te mire ne kampionat. Ai sivjet do te zhvillohet me sistemin vajtje- ardhje dhe kjo eshte gje e mire sivjet sepse ndeshjet do t’i zhvillojme edhe ne fushen tone.
Objektivi eshte nje dhe i vetem: Ngjitja ne kategorine e dyte. Çdo gje sa i takon organizimit te skuadres eshte bere me kete qellim. Stervitemi ne kushte te mira, ne nje fushe me bar natyral dhe po ashtu edhe me projektore dhe kjo na ka ndihmuar shume per te punuar fort drjet arritjes se objektivit”./SHKODRA-SPORT.COM/