Vllaznia do te prese sot ne ora 18:00 Partizanin ne “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se trete te “Abissnet Superiore”. Nje sfide kjo shume e forte dhe qe pritet te dhuroje spektakel ne fushen e lojes.
Po kush eshte pretendent ne leter per ta fituar ate? Lexuesit e gazetes tone i kane dhene me shume perparesi Vllaznise. Ky eshte rezultati i sondazhit qe kemi hapur para pak oresh, pikerisht per t’u marre nje mendim atyre ne lidhje me parashikimet e tyre per kete ndeshje.
Ne sondazhin e “Shkodra Sport” kane marre pjese 318 lexues dhe shumica e tyre, pikerisht 52.2 % jane shprehur se ndeshja do te fitohet nga Vllaznia. Nderkohe 32.39 % e atyre qe kane marre pjese ne te jane te mendimit se rezultati i ndeshjes do te jete barazimi.
Sakaq, vetem 15.41 % e votuesve jane te mendimit se sfida qe do te luhet pasditen e sotme do te fitohet nga Partizani. Te jete vertete keshtu? Kjo mbetet per t’u pare.
Sigurisht qe statistikat apo dhe sondazhet nuk vendosin asgje ne rezultatin e nje sfide. Fatin e saj e percaktojne ato çfare futbollistet e te dy ekipeve do te japin ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/
IA