Juventus ka fituar 3-2 ndaj Inter në “San Siro”, në një ndeshje që ishte reklamë për Serie A, ku të dyja ekipet e panë veten në avantazh, por në fund festuan bardhezinjtë e Allegri…

Juventus kaloi në avantazh në minutën e 13-të me anë të Douglas Costa që u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur duke mposhtur Handanovic.

Pozitat e bardhezinjëve u bënë edhe më të sigurta kur Vecino u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 15-të pas një faulli të rëndë në mesfushë.

“VAR” anuloi golin e dytë për Juventus shënuar nga Matuidi, gjithsesi pjesa e parë u mbyll 0-1 për “Zonjën e Vjetër”.

Në pjesën e dytë, Mauro Icardi barazoi për Inter pas shtatë minutash lojë dhe me Juventus që nuk mundi të reagoi, Inter realizoi golin e dytë edhe pse kishte një lojtar më pak në fushën e lojës.

Barzagli devijoi një krosim te Perisic në portën e tij dhe 2-1 për Inter. Juventus nisi të reagoi dhe e përmbysi sërish sfidën.

Bardhezinjtë shënuan dy gola në tre minutat e fundit, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë. Cuadrado vulosi barazimin, ndërsa golin e tretë për miqtë e shënoi Gonzalo Higuain.

Juventus kryeson Serie A me katër pike më shumë se Napoli, që nesër do të ndeshet me Fiorentina.