Kapiteni Erdenis Gurishta vlersohet si lojtari me paraqitjen me te mire ne tre javet e para te kampionatit. Ky eshte perfundimi i sondazhit te bere pasditen e sotme nga gazeta “Shkodra Sport”.

Ne pyetjen qe u kemi drejtuar lexuesve tane dhe te ciles i jane pergjigjur 3081 votues, ka qene ideja per te marre nje mendim nga ana e tyre per lojtarin qe ka shfaqur formen me te mire sportive ne kete fillim- sezoni.

Ende nuk eshte e qarte nese preferenca per Gurishten vjen vertete prej formes sportive apo edhe prej simpatise qe po fiton perdite e me shume nga tifozet e Vllaznise.

Por duke pare renditjen e meposhtme konstaton se pas Gurishtes vijne ne Isaevski, Imeri dhe Victor da Silva, lojtare keto qe kane ardhur gjate merkatos se vere dhe konsiderohen blerje te mira te Vllaznise.

Ne vend te peste dhe te gjashte jane dy prej lojtareve me te mire te sezonit te kaluar, Adili e Marku e keshtu me rradhe te tjeret.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne dy vendet e fundit sipas votimit te tifozeve jane sulmuesi Dilaver dhe mbrojtesi Imami. Te jete vertete keshtu apo kjo eshte thjesht nje preference e tifozeve? Kjo mbetet per t’u pare…

1. Erdenis Gurishta 436

2. Aleksandar Isaevski 380

3. Demir Imeri 359

4. Victor da Silva 314

5. Herald Marku 304

6. Mevlan Adili 245

7. Ardit Krymi 190

8. Arsid Kruja 187

9. Bojan Zogoviç 177

10.Ismael Dunga 176

11.Eni Imami 162

12.Haris Dilaver 151