Vllaznia do te luaje sot ne oren 13.45 ne Laç ndaj skuadres vendase ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne kampin shkodran ka shume besim per marrjen e nje rezultati pozitiv.

Por jo vetem tek skuadra ekziston ky besim. Kjo sepse nje numer i madh tifozesh jane te mendimit se Vllaznia fiton sot.

Kete e tregon edhe sondazhi i “SHKODRA SPORT” ne instastory i publikuar oret e fundit. Ne te kane marre pjese 374 vete dhe shumica e tyre kane qene te mendimit se fiton Vllaznia.

Nje mendim te tille e kane patur plot 331 vete, ose 88.5 per qind e votuesve, nderkohe qe vetem 18 vete mendojne se sot fiton Laçi ndersa 25 vete jane per barazim ne kete ndeshje.

E rendesishme eshte qe Vllaznia aktuale ka rritur besimin tek tifozet e saj dhe kjo eshte diçka shume pozitive. Me poshte keni edhe rezultatet e sondazhit te “Shkodra Sport”: