Barcelona dhe Bajern Mynih përballen sot me njëra-tjetrën për të zënë një vend në gjysmëfinalet e Champions League. Dy trajnerët kanë disa dilema përpara se të publikojnë formacionet e kësaj ndeshje. Më të mëdhatë janë te Setien, i cili do duhet t’i përshtatet një ekipi ofensiv si Bajern.

Spanjolli mund të vendosë për një ndryshim moduli edhe uljen në stol të Grizman. Për të evituar dominimin e Bajernit, Setien mund të luajë në mesfushë me katër, ku Vidal do jetë më i avancuar se treshja Buskets-De Jong-Roberto dhe pas dyshes së sulmit, Mesi-Suarez.

Te Bajerni ka vetëm një dyshim, Kinglsi Koman. Francezi ka patur disa shqetësime fizike, por pritet ta nisë nga minuta e parë sonte në Lisbonë, duke ulur në stol Perisiç.

Barcelona (4-3-1-2): Ter Shtegen; Semedo, Pike, Lengle, Alba; Serxhi Roberto, Buskets, De Jong; Vidal; Mesi, Suarez.

Bajern Mynih(4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Dejvis; Goretzka, Tiago Alkantara; Gnabri, Myler, Koman; Levandovski.