Shqipëria dhe Spanja luajnë sot për herë të tetë në historinë e dy kombëtareve, edhe pse kjo është e para përballje miqësore mes tyre.

Kompanitë e huaja të basteve i lënë të pashpresë kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja.

Fitorja e Spanjës kuotohet me 1.15 dhe kjo eshte mese normale per vete superioritetin e vendasve ndërsa barazimi ka koeficientin 7.5.

Fitorja e Shqipërisë në këtë miqësore që luhet në Barcelonë e ka koeficientin 17, por kjo nuk do të thotë se surprizat mund të mungojnë.