Disa nga skuadrat e Abissnet Superiore do të zbresin ditën e sotme në fushën e lojës. Do të luheh dy takime mjaft interesante dhe delikate, të cilat janë të vlefshme për çerekfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.
4 ekipe do të luftojnë mes tyre për biletat e gjysmëfinales. Do të sfidohen mes tyre Egnatia – Laçi në orën 13:300 në “Egnatia Arena”. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar në favor të rrogozhinasve me shifrat 1-0.
Në orën 17:00 do të jetë radha e Partizanit dhe Kukësit, me demat që kanë fituar çerekfinalen e parë me shifrat 1-0. Dueli i dytë mes tyre do të luhet në “Arenën e Demave”.
Partizani apo Kukësi? Egnatia apo Laçi? Dilemat do te marrin fund pasditen e sotme pas perfundimit te ketyre ndeshjeve te dyta çerekfinale, por kuptohet qe shanset me te medha per kualifikim i kane dy vendaset.