HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot dita e fundit e pushimeve, Vllaznia nesër i rikthehet stërvitjes

Sot dita e fundit e pushimeve, Vllaznia nesër i rikthehet stërvitjes

Dita e sotme është dita e fundit e pushimit për lojtarët e Vllaznisë. Lojtarët ditën e nesërme do të rikthehen në fushën e blertë për të nisur stërvitjen me Mirel Josën që do të grumbullojë futbollistët për të nisur përgatitjet për takimin e radhës.

Në kalendar sfida e radhës është përballja me Tiranën në Superkupën e Shqipërisë, takim që do të luhët më 7 dhjetor, duel që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Klubi ka në program një minifazë përgatitore, e programuar për t’u zhvilluar në Ulqin, ku skuadra do të qëndrojë për rreth 10 ditësh. Megjithate kjo do te zyrtarizohet ne ditet ne vazhdim.

Fillimisht futbollistet do te grumbullohen pasditen e neserme ne Shkoder per te filluar aty stervitjen dhe me pas do te kete zhvillime te metejshme per pergatitjet e tyre. Kushtet e veshtira atmosferike qe po mbizoterojne ne vend, me shume mundesi do te jene nje arsye me shume per t’u spostuar ne Ulqin ku ka me shume mundesi per stervitje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments