Kete sezon eshte shnderruar ne protagonist per ekipin e Vllaznise. Shumekush e konsideron “blerjen” me te mire te kuqebluve per kete sezon dhe kjo padyshim qe e ben te ndihet mire trajnerin Mirsad Jonuz.
Por sot, ai serish do te vuaje. Per te dyten ndeshje rresht nuk do te jete ne pankine per te drejtuar ekipin e tij si rrjedhoje denimit dyjavor te dhene nga Komisioni i Disiplines per shkak te reagimit te tepruar ndaj arbitrit te ndeshjes ndaj Bylisit.
“Vuajtjen” e pare e pati ne sfiden ndaj Tiranes ne “Selman Stermasi” ku padyshim qe ka qene ne ankth deri ne vershellimen e fundit te arbitrit qe sinjalizoi fundin e ndeshjes dhe barazimin 0-0.
Ai nuk ka ngurruar te komunikoje me ndihmesit e tij Osja e Lekiqi per gjate gjithe 90 minutave duke dhene keshillat e tij dhe gjithçka funksionuar ne menyren e duhur.
Sot trajnerit Jonuz do t’i duhet ta shohe ndeshjen serish nga tribuna e “Loro Boriçit” sepse denimi i tij eshte ende ne fuqi. Ndonese klubi shkodran e ka bere apelimin per faljen e tij, kjo nuk ka ndodhur.
Dje vete tekniku maqedonas ka paralajmeruar se do te jete ne tribune por kjo nuk do ta pengoje te beje siç duhet detyren e tij per ta drejtuar skuadren drejt fitores. Ne fund te fundit, kjo eshte “vuajtja” e fundit per te sepse nga java e ardhshme do te jete ne vendin e tij, aty ne pankine.
www.shkodrasport.com