Trajneri shkodran Samuel Nikaj mund te rikthehet serish te drejtoje ne Kosove. Pas nje nderprerje prej disa muajsh te karrieres se tij si trajner pas largimit nga drejtimi i Lirise se Prizrenit, ai mund te kthehet perseri te punoje ne futbollin kosovar.

Por kuptohet jo tek Liria. Megjithate gjasat jane qe te rikthehet serish tek nje ekipi ku ka punuar me pare dhe ka patur sukses me te siç eshte Vushtrria.

Tifozet e kesaj skuadre ende ruajne pershtypje shume te mire nga Nikaj i cili nje sezon me pare i nxorri ne Superlige por ekipi serish ka rene ne kategorine e pare.

Ai eshte renditur ne vendin e 11-te me vetem 21 pike te grumbulluara dhe kesisoj eshte kthyer andej nga ka ardhur. Duket se drejtuesit e Vushtrrise por me se shumti tifozet e saj duan nje rioganizim te skuadres dhe per kete arsye, kerkojne te kene ne pankine serish Samuel Nikajn.

Ky i fundit sot ka qene ne Kosove dhe ka postuar nje foto ne rrjetet sociale duke drekuar me miq te tij ne Vushtrri dhe kaq ka mjaftuar qe te marre shume komente por edhe kerkesa per t’u rikthyer serish ne krye te kesaj skuadre.

Vete Nikaj ka vene nje status me vetem dy fjale ku shkruan: “Foleja e vjeter”. Kaq mjafton per te thene se diçka po leviz ne kete drejtim.
www.shkodrasport.com