Shkëlqim Muça, opinionist në studion e “Rubrika Sportive” se çfarë mendonte për këtë sezon, duke zgjedhur ekipin që e kishet surprizuar për mirë dhe për keq. Ai ndërkohë kritikoi ndeshjen mes Laçit e Tiranës, duke e cilësuar pa shije faktin se si ishte luajtur ndeshja mes Laçit dhe Tiranës.

“Surpriza e këtij kampionati ka qenë Laçi. Kam folur gjithmonë mirë për të se gjatë kampionatit nuk ka pasur oshilacione, ka qene i fokusuar te Europa, e ka tentuar dhe e ka kapur ne fund. Më ka surprizuar qëndrueshmëria e lojës, dëshira për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe natyrisht trajneri, që e kam për zemër, Cungu, i cili është trajner i mirë dhe di të kontrollojë ekipin, bën lojë sulmuese dhe më pëlqen loja që bën.

Për keq, Bylisi pretendoja që do të shihte më lart për atë që bënte në fillim, por doli më pas në lëngun e vet, nuk pati qëndrueshmëri në fund. Partizani ka qenë dështim, por meqë është nga fillimi deri tani sikur e kemi harruar, por ka qenë një dështim i plotë.

Ndeshja mes Tiranës dhe Laçit ishte një ndeshje që Tirana nuk e dontë, ishte pak e interesuar t’i bënte rezistencë Laçit. Laçit i duhej patjetër, Tirana ishte një ndeshje pa shumë motiv, një mbyllje jo shumë dinjitoze në aspektin e lojës. Duhej të respektonte kampionatin e lunate me formacionin e plotë.

Por duke kthyer sytë e vëmendjen në kampionatin e kaluar, një ndeshje e tillë ka qenë shumë e diskutuar se me atë fitore ka shpëtuar Tirana duke fituar në Laç. Janë ndeshje që nuk të lënë shijëe të mirë. Duam që në fushë të shoh dy skuadra që luajnë, si ndeshja Kukësi me Skënderbeun, gjatë gjithë lojës”, tha Muça. /vipsport/