Elozhet për Marash Kumbullën nuk kanë fund. Edoardo Reja është ndalur te cilësitë e mbrojtësit 20-vjeçar, i cili do të largohet nga Hellas Verona në fund të sezonit.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, gjatë një prononcimi për të përditshmen L’Arena, citon disa nga cilësitë më të mira të qendërmbrojtësit nga Shkodra.

“Ai është një futbollist me perspektivë të shkëlqyer, e pret një e ardhme super. Zotëron teknikë dhe personalitet, unë e konsideroj që tani një lojtar të madh.

Ai është i kompletuar nga çdo këndvështrim i mundshëm dhe mendon vetëm të luajë futboll. Kjo është shumë e rëndësishme. Napoli e kishte arritur akordin me të, por Kumbulla preferoi të priste, sepse nuk ndihej gati.

Aty e kuptova që ai e ka mendjen në vend. E di që është i ri dhe ka nevojë të gjejë ekipin e duhur për të pasur mundësinë të luajë dhe të rritet“, deklaron trajneri i kombëtares kuqezi. /abcnews