Lazio ka mposhtur me shifrat 1-5 Veronën, ndërsa 3 prej golave mbanin firmën e Ciro Immobiles. Sulmuesi Italian ka shpërthyer këtë sezon dhe është në luftë të hapur me Cristiano Ronaldon për sa i përket golashënuesit më të mirë të kampionatit në Serie A.

Tripleta e sotme e ka dërguar Immobilen në kuotën e 34 rrjetave të tundura. Një shifër kjo që e vendos një hap larg rekordit të Serie A, që mbahet nga Higuain.

3 gola në 2 ndeshjet e mbetura i mjaftojnë për të shkruar ermin në librin e rekordeve të elitës së Italisë dhe me ndeshjen e radhës kundër Breshias së rënë nga kategoria gjithçka është e mundur. Ndërkohë presioni tashmë kalon i gjithi mbi shpatullat e Ronaldos.

Përveç titullit ylli portugez dëshiron edhe “këpucën e artë”, por 4 golat që e ndajnë nga Immobile ia bëjnë misionin të vështirë./Sport Ekspres/