Vetëm pak ditë më parë i është bashkuar Vllaznisë futbollisti nigerian Eziamaka Collins Ikenna, megjithatë shumë shpejt është ingranuar me ekipin dhe tashmë është pjesë e tij. Por dita e sotme është edhe më e veçantë për të.

Sulmuesi feston 21 vjetorin e lindjes dhe klubi i futbollit Vllaznia përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ia ka uruar ditëlindjen.

Kuptohet që një përvjetor të tillë ai e feston larg familjes dhe njerëzve të tij të dashur dhe për këtë arsye, në Shkodër kanë menduar t’ia bëjnë më të këndshme këtë ditë.

Me siguri që shokët e ekipit do t’i kenë rezervuar ndonjë surprizë sot.