Sot, më 24 qershor feston ditëlindjen njëri nga futbollistët më të mirë në histori, Lionel Messi. Gjeniu argjentinas festoo ditëlindjen e tij të 32-të, shkruan Gazeta Metro.
Djaloshi i lindur në Rosario të Argjentinës më 24 qershor të vitit 1987, gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka me Barcelonën, teksa numëron edhe shumë tituj individual. Por, ende po i mungon një titull me Kombëtaren e Argjentinës.
Lionel Messi debutimin e tij e bëri në vitin 2004, në moshën 17 vjeçare ai zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Barcelonës ndaj Espanyolit. Atëbotë argjentinasi mbante numrin 30-të në fanellë.
Që nga ajo kohë e deri më tani Messi ka zhvilluar 820 ndeshje me Barcelonën dhe Argjentinën. Nga 820 ndeshja, gjeniu argjentinas ka arritur këto statistika; 671 gola, 285 asistime. Trofetë e fituar: 4 tituj në Ligën e Kampionëve, 10 në La Liga, 7 Superkupa, 6 Kupa të Mbretit, 3 Superkupa të Evropës, 3 Kupa të Botës për Klube. Ndërkaq, individualisht ka fituar 5 Topa të Artë dhe 6 Këpuca të Arta.
Këto statistika të jashtëzakonshme padyshim që Lionel Messin e bëjnë një nga futbollistët më të mirë në histori, edhe pse tashmë për shumkë konsiderohet edhe si më i miri i të gjitha kohërave.