...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot koha për të prezantuar Dajan Shehin

Sot koha për të prezantuar Dajan Shehin

Gjatë ditës së sotme me gjasë, Dajan Shehi pritet të prezantohet te Vllaznia. Burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se, prezantimi i tij dhe hedhja e firmës në kontratë është lënë për ditën e sotme.

Në fakt, nga sa mësohet në adresë të Shehit ka pasur edhe oferta të tjera, teksa ishte shumë pranë firmosjes me Egnatian. Megjithatë, duket se drejtuesit e Vllaznisë ishin më konkret dhe më këmbëngulës në transferimin e mbrojtësit elbasanas, i cili në këtë mënyrë do të provojë sërish veten me Vllazninë.

Dajan Shehi pritet të vendoset nën urdhërat e trajnerit të Vllaznisë, Mirel Josa, duke nisur nga seanca e rradhës stërvitore, e cila pritet të jetë të hënën ngaqë sot pasdite skuadra do jetë pushim e po ashtu edhe nesër.

Futbollisti elbasanas ka qenë pjesë e Vllaznisë për dy sezone me rradhë, ku fitoi edhe një Kupë Shqipërie, por më pas preferoi të kalojë te Partizani për sezonin e kaluar, prej të cilit u largua në janar, duke përfunduar në rradhët e Skënderbeut.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.