Sot është një nga më të mirët dhe po përjeton ëndrrën e tij, por për të arritur deri këtu Robert Firminos duhet t’i vinte në ndihmë një ish-futbollist i Superiores.

Bëhet fjalë për Lutz Pfannenstiel, që në sezonin 2006/2007 ka qenë portier i klubit të Vllaznisë. Pas tërheqjes nga futbolli mori rolin e scout-it te ekipi i Hoffenheim. Pikërisht këtu do të vinte edhe lidhja e tij me Firminon, që u bashkua me gjermanët në vitin 2011.

Sulmuesi i Liverpool luante fillimisht ligën e dytë të Brazilit me Figuerensen, për të cilët kontribuoi mjaft gjatë qendrimit të tij. Pfannenstiel dalloi talentin e brazilianit dhe vendosi ta afronte në Bundesligë, megjithëse 4 milionë euro për një futbollist të ligës së dytë në Brazil dukeshin shumë për klubin e Hoffenheim. 7

Por transferimi u krye dhe meritat i shkojnë edhe ish-portierit të Vllaznisë, pasi Firmino doli një bast i fituar për të, teksa sot numëron suksese të mëdha në karrierë./Sport Ekspres/