“Abissnet Superiore” starton ditën e sotme javën e fundit të fazës së parë të kampionatit, me dy skuadra që zbresin në fushë me objektivin “Final Four”.
Bëhet fjalë për Skënderbeun dhe Vllazninë, të cilat do të masin forcat në Korçë, në orën 17:00.
Korçarët vijnë pas një humbje me Laçin në javën e tetë të kampionatit, teksa fituan3-0 në tavolinë përballë Delvinës në Kupë, pasi kjo e fundit vendosi të mos udhëtonte për në Korçë.
Nga ana tjetër shkodranët duket se janë në krizë rezultatesh, pasi vijnë nga tre ndeshje radhazi pa fitore, duke grumbulluar vetëm një pikë dhe do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin në Korçë.
SKËNDERBEU – VLLAZNIA 17:00
“SKËNDERBEU STADIUM”