Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka thënë së fundi se sulmuesit Xhavahir Sukaj i është dhënë leje dhe se ai konsiderohet pjesë e ekipit. Edhe vetë lojtari e ka pranuar një gjë të tillë, por njëkohësisht ka pohuar se ka vendosur ta lërë Partizanin për një ambient tjetër.

I ftuar në emisionin “Fair-Play” të gazetarës Enkeleida Zeko, ai u shpreh: “Kam vendosur të lëviz nga Partizani. Dua të ndërroj ambient dhe kam një ofertë nga jashtë, por të shohim.

Në Shqipëri, dëshira ime është të luaj për Vllazninë, ta ndihmoj atë për të kaluar këtë gjendje ku ndodhet. Vllaznia është ekipi i zemrës, aty kam filluar të luaj. Edhe kur kam qenë pjesë e Partizanit, Vllazninë e kam pasur në zemër”.

Sukaj bën zyrtar largimin nga të kuqtë dhe po ashtu gati zyrtarizon edhe kalimin te Vllaznia. Vipsport.al