Ndonese jo ne majat e tij, prej 20 vitesh Arber Shytani kontribuon per futbollin, fillimisht si lojtar nderkohe qe prej dy vitesh tashme edhe si trajner.
U ndalem sot tek ky personazh pasi kjo dite eshte e shenuar per te: Ai ka lindur me 25 janar1985 dhe pra feston 35 vjetorin e lindjes. E nisi karrierën tek Vllaznia por duke mos gjetur shumë hapësira, kaloi më pas në disa skuadra.
Duke filluar nga Ada, Laçi, Tërbuni, Besëlidhja për shumë vite ndërsa sezonin e fundit te karrieres se tij luajti me Tërbunit të Pukës. Në moshën 33 vjeçare vendosi t’i thotë “mjaft” futbollit të luajtur.
Por Shytani nuk u largua nga kjo lojë magjike. Për këtë arsye, ai prej dy vitesh ka nisur zanatin e trajnerit.
Ka startuar tek “Djelmënia shkodrane” ku ka marrë drejtimin e ekipit U-17. Me siguri që edhe punën e trajnerit, do ta bëjë po aq mirë sa ç’ka bërë atë të futbollistit. Dhe deri tani po e ben ne menyren e duhur.
Gazeta “Shkodra Sport” i uron Arber Shytanit edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe nje karriere tashme sa me te sukseshme si trajner!
www.shkodrasport.com