Në futbollin shqiptar ka personazhe shumë interesante të cilët ndosht nuk janë shpesh në qendër, por kanë lënë e vazhdojnë të lënë gjurmë me punën e tyre dhe njëri nga to është edhe Ylber Zani. Një njeri që ka shumë vite që ia ka kushtuar jetën futbollit, për të cilin ka kryer shumë funksione.
Për Ylber Zanin dita e sotme është e veçantë sepse feston 51 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Ka lindur në Shkodër më 21 tetor 1969 dhe në rininë e tij ka luajtur futboll me ekipet e Veleçikut dhe KF Shkodra duke u munduar të tregojë vlerat e tij më të mira. Ndërkohë, më shumë gjurmë, Zani do të linte në karrierën e tij si trajner dhe drejtues.
Nis të punojë me ekipet e moshave të Vllaznisë sëbashku me të mirënjohurin Artan Bushati dhe më pas, merr ekipin e Adës me të cilin ka jo pak suksese duke e ngjitur atë deri në kategorinë e parë dhe madje edhe aty do të ketë rezultate të shkëlqyera.
Pas velipojakëve, drejtuesit e Tërbunit do t’i besojnë drejtimin e skuadrës së tyre, ndërkohë që karriera e Ylber Zanit më pas do të kalonte edhe tek Mamurrasi, Kamza e Besa, ndërkohë që për shumë vite ka punuar tek Laçi si drejtor teknik dhe trajner./SHKODRA-SPORT.COM/