Silvinjo do të bëjë publike sot listën me lojtarët që do të grumbullojë për dy ndeshjet e fundit eliminatore që do të luhen këtë muaj. Më 17 nëntor me Moldavinë në transfertë, ndërsa tri ditë më vonë në shtëpi me Ishujt Faroe.

Në listën e trajnerit nuk pritet të ketë surpriza, pasi do t’u besojë pothuajse të njëjtëve lojtarë. Ardian Ismajli do të jetë i gatshëm, duke qenë se në tetor mungoi për shkak të një dëmtimi. Po ashtu edhe Balliu do të përfshihet pasi nuk ka asgjë serioze në gju.

Në dyshim është vetëm Armando Broja, i cili nuk i ka lënë ende pas shqetësimet në gju dhe po mungon edhe me klubin e Çelsit. Pikerisht per kete arsye, me shume mundesi emri i tij nuk do jete prezent sot ne listen qe do te publikoje trajneri i kombetares.

Sa u përket lojtarëve të tjerë, kujtojmë që përveç Kumbullës që është i dëmtuar, asnjë futbollist tjetër nuk ka ndonjë dëmtim apo shqetësim në ditët e fundit.