Kategoria Superiore U21 do zhvillojë sot në 13:00 ndeshjen mes ekipeve të Vllaznisë dhe Apolonisë. Dueli vlen për javën e nëntë të moshave deri në 21 vjeç, teksa në fushë mund të zbresin edhe 3 lojtarë të ekipit A deri në 23 vjeç.

Ndeshja e “Reshit Rusit” vlen shumë për vendasit, që bashkëkryesojnë me Laçin në kuotën e 19 pikëve me një ndeshje më pak. Vllaznia e këtij sezoni nuk po shkëlqen vetëm te të rriturit, me 21 vjeçarët që gjenden edhe ata në vendin e parë.

Kuptohet qe edhe me 21 vjeçaret kuqeblute konsiderohen pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon deri tani kane bere paraqitje shume te mira dhe kryesojne me merite renditjen e kampionatit.

Trajneri Fatjon Hasani eshte optimist per nje ecuri pozitive te skuadres deri ne fund te kampionatit dhe per kete arsye, fillimisht i duhet te mundin sot Apolonine./SHKODRA-SPORT.COM/