Sulmuesi uruguajan duket se e ka kaluar gjendjen gripale që ka patur ditët e fundit dhe dje ka nisur stërvitjen me grupin e lojtarëve. Stafi mjekësor mendon se tashmë ai është në rregull dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së dielës me Apoloninë. E ndërsa Soza i ka kaluar problemet, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Sykajn dhe Bacin. Sykaj dje ka zhvilluar stërvitje individuale por ende nuk është vendosur nëse do luajë pasnesër.


Sa i takon Bacit, ai vazhdon terapinë dhe do mungojë përsëri. Infermieria e kuqebluve në fakt nuk mbyllet këtu. Në stërvitjen e djeshme është dëmtuar jo pak mesfushori 19 vjeçar Arlind Kalaja. Në një moment dyluftimi me një nga shokët e ekipit, ai ka rënë keq në fushë dhe për rrjedhojë ka një dëmtim të gjurit. Lojtari bashkë me një pjestar të stafit mjekësor sot kanë udhëtuar drejt Tiranës për të bërë ekzaminimet e duhura dhe në fakt është konstatuar një dëmtim i ligamentit dhe me shumë mundësi mesfushori do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ky natyrisht që është fati i keq për të sepse po kalonte momente vërtetë të mira.

 

© shkodrasport.com