Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESpanja rrit taksat, futbollistët cilësorë gati të "arratisen" nga ky vend

Spanja rrit taksat, futbollistët cilësorë gati të “arratisen” nga ky vend

Rastet tjera “Ronaldo” në horizont? Jo, kësaj here nuk bëhet fjalë për akuzat për përdhunim, por për një nga arsyet kryesore përse fituesi i 5 herë të “Topit të Artë” u largua nga Spanja: çështja e taksave dhe jo vetëm mospagimi i tyre.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, legjislacioni tatimor iberik, i cili që nga koha e të ashtuquajturit “Ligji Beckham” favorizoi ardhjen e taksapaguesve të rinj dhe të pasur nga jashtë (ashtu si futbollistët), mund të ndryshojë pas marrëveshjes ndërmjet dy partive PSOE dhe Podemos, i cili parashikon rritjen e tatimit mbi të ardhurat më të larta.

Një zgjedhje që, sipas gazetës, do të prekte të gjithë lojtarët e La Ligës, ku askush nuk do të ishte i përjashtuar. Sipas llogaritjeve të “Mundo Deportivo” një individ që fiton më shumë se 130 mijë euro në vit, do të kishte një rritje të taksave me 2%.

Edhe më keq mund të shkojë për ata që fitojnë më shumë se 300 mijë euro, ku do të shohin se përqindja e të ardhurave që do të dhuroheshin për shtetin do të rritet me 4%.

Vlerësimet e gazetës iberiane tregojnë se të paktën 20 futbollistë të elitës mund të largoheshin nga Spanja. Dhe “dhimbja e kokës” ka nisur për disa yje.

Në këtë formë, do të ishte shumë e vështirë për klubet spanjolle jo vetëm për të mbajtur lojtarët e tyre, por edhe për t’i blerë ato. Me rritjen e taksave, ardhja e futbollistëve nga vendet e huaja do të kushtojë më shtrenjtë për ekipet e La Ligës, gjë që mund të sjellë që klubet spanjolle të ofrojnë më shumë para për klubet e huaja dhe lojtarët, nga sa ai mund të kushtojë në të vërtetë në treg.

Lind pyetja a është e mundur të imagjinohet një eksod masiv nga kampionati spanjoll dhe një rënie konsekuente e La Ligës? Po, dhe “Seria A” na e vërteton këtë.

Juventusi arriti të merrte një ndër lojtarët më të mirë në botë, Ronaldon dhe një nga arsyet kryesore ka qenë pikërisht mënyra e taksimit në Itali./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments