Ka qenë një dramë e vërtetë ndeshja mes Besëlidhjes dhe Dinamos, aty ku u shënuan plot 7 gola. Dinamovitët kaluan të parët në avantazh me Da Silvan në minutën e 8’, por lezhjanët barazuan shifrat 1 minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Boxhi dhe Jiva shënuan 2 gola për skuadrën e Ukut në pjesën e dytë, në minutat 63’ dhe 71’, duke bërë që të gjithë të mendonin se do ishte një fitore e lehtë për kryeqytetasit, por nuk ndodhi kështu.
Lezhjanët përmbysën rezultatin, falë golave të Hoxhës dhe Përgjonit në minutat 74’ dhe 78’, ndërsa Danaj i dha fitoren ekipit të Bardhit me një gol në minutën e 93’. Dinamo humb kështu mundësinë për kreun e renditjes, që tashmë mbahet nga Burreli.
Në përballjen tjetër të grupit A, Vora mposhti minimalisht Veleçikun. Në grupin B, Elbasani ka marrë pikën e parë për këtë sezon, teksa ka regjistruar një barazim pa gola në derbin ndaj Turbinës.
REZULTATET:
Grupi A
BESËLIDHJA-DINAMO 4-3
Dibra 44′, Pergjoni 78′, Hoxha 74′, Danaj 93’/ Da Silva 8′, Boxhi 63′, Jiva 71′
VORA-VELEÇIKU (Në Pezë) 1-0
Deliallisti 69