Në Shkodër prej ditesh eshte organizuar nga Akademia Vllaznia kampi veror i femije. Diten e sotme futbollistet e vegjel kane patur fatin te kene ne mesin e tyre sponsorin Alban Xhaferi.
Ai zhvilloi nje takim me lojtaret e vegjel dhe beti foto te perbashketa me grupin. Ne fund te takimit Xhaferi mori dhurate nga kampistet nje fanele te personalizuar, ku ishte stampuar Kupa e 7-te e Republikes e fituar nga Vllaznia sezonin e kaluar.
Nje veprim i tille duket se e ka emocionuar pamase ate dhe permes nje postimi ne rrjetet sociale, sponsori i Vllaznise ben premtimin e titullit kampion vitin e ardhshem.
“Me të ardhmen kuq e blu ku i urova që secili prej tyre të bëhet sportist i dalluar për veten e tyre në radhë të parë, për Vllazninë tonë, pse jo dhe më larg. Dhurata e tyre ishte shumë fantastike dhe përveç 7-tës së Kupës që arritëm këtë sezon, vitin tjetër me ndihmë të Zotit të kemi dhe yllin në fanelë kampion”.
Prej 1 viti, Xhaferi është bërë pjesë e pandashme e skuadrës së Vllaznisë. Pikërisht nën administrimin e tij, kuqeblutë ia kanë dalë të krijojnë një ekip kompakt që nesër luan në Kupat e Europës. Një rëndësi e veçantë po i kushtohet dhe skuadrave të moshave duke menduar në këtë mënyrë për të ardhmen.