Lajme të mira sërish për Vllazninë sa I takon anës financiare. Pas nënshkrimit të kontratën me kompaninë “Asrtl group” për sponsorizimin njëvjeçar, ka qenë drejtori I përgjithshëm I kësaj kompanie Lavdush Tormetaj ai që ka premtuar edhe premio të herëpasheshme për skuadrën në rastet e arritjes së rezultateve positive të saj. Thënë ndryshe, përveç 70 milionë lekëve që kjo firmë do paguajë për vendosjen e logos së saj në fanellat e Vllaznisë, ajo do paguajë sërish, këtë herë në formën e premiove.


Ky natyrisht që është një lajm I mirë për klubin shkodran sepse në këtë mënyrë rrit të ardhurat dhe për më tepër simulon edhe skuadrën për arritjen e rezultateve positive në sezonin e ri. Pak ditë më parë, pikërisht në momentet e prezantimit si sponsori gjeneral, biznesmeni Tormetaj I pat bërë thirrje edhe biznesmenëve të tjerë për të sponsorizuar tek Vllaznia sepse si tifozë të saj, secili duhet të bëjë më të mirën e mundshme që ajo të arrijë tek titulli kampion, titull që do kënaqte jo vetëm Shkodrën por gjithë Veriun e Shqipërisë. Dhe Tormetaj e ka vazhduar shembullin e tij pozitiv duke premtuar edhe premio për rezultatet positive të skuadrës.