Ata kishin marrë rrugë të ndryshme në jetën e tyre, por pas 20 e sa vitesh janë bashkë tashmë. Ajo ka qenë në Amerikë, ai nëpër Europë e tashmë në Australi, por ajo që i ka bashkuar është dashuria.
Bëhet fjalë për dy ish- sportistë të njohur të Vllaznisë së viteve ’80, volejbollisten Mirela Deda dhe basketbollistin Altin Shatku. Pak ditë më parë, pikërisht me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit, ata kanë shpallur fejesën me njëri- tjetrin.
Diçka shumë interesante por duket se dashuria e lindur prej vitesh, tashmë po kurorëzohet. Ato kanë luajtur në të njëjtën periudhë sëbashku për Vllazninë dhe mesa duket parketi i pallatit të vjetër të sportit, i ka njohur edhe më shumë.
Sot ata janë të lidhur sëbashku dhe kjo ndodh në 100 vjetorin e klubit Vllaznia, për të cilin ata kanë kontribuar për këtë klub jo pak. Madje, jo vetëm ata por edhe familjarë të tyre. Kujtojmë se për Vllaznia ka luajtur edhe motra e Mirelës, Nora, një volejbolliste e shquar kjo, e po ashtu, për këtë skuadër ka dhënë një kontribut shumë të madh edhe babai i Altinit, basketbollisti i mirënjohur Luan Shatku.
Sporti kësisoj bashkon njerëz dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Gazeta “Shkodra Sport” i uron jetë të lumtur çiftit sportiv Mirela Deda & Altin Shatku!