Sot ishte një ditë tejet e rëndësishme për 2 skuadra të Abissnet Superiore. Dinamo ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli, ndërsa Vllaznia shkarkoi Thomas Brdaric.

I ftuar në Rubrika Sportive është i mirënjohuri Shkëlqim Muça, i cili jep mendimin e tij për ato që ndodhi sot në futbollin shqiptar. Muça thotë se vendimi i shkodranëve ka qenë i nxituar.

“Largimi i Devollit- Te Dinamo ka qenë situatë e vështirë. Situatë shumë konfuze, trajnerit nuk i ka ecur. Mendojnë se mund të ndryshojnë diçka, por do jetë shumë e vështirë.

Largimi i Brdaric- Te Vllaznia nuk e prisja, ishte një vendim i nxituar. Ai ka bërë shumë për këtë ekip” – tha ai.