Trajneri i Kombëtares shqiptare U19, Armando Cungu ka folur nga grumbullimi për zhvillimet e fundit në fubollin e vendit tonë. Nga Durrësi, Cungu dha një intervistë për Rtsh Sport në Rubrika Sportive.

Ai dha mendimin e tij për largimin e Brdaric nga Vllaznia dhe Bledar Devolli nga Dinamo. Tekniku i njohur bëri një parashikim edhe për fundin e kampionatit shqiptar, ku shprehet se beson se 3 vendet e para do mbahen nga Tirana, Laçi, e Vllaznia.

“Largimi i Brdaric është thikë me dy presa. Mund të rezultojë pozitive, por edhe negative. Trajneri Plori e njeh situatën më mirë se kushdo tjetër.

Dinamo e nisi jo mirë sezonin. Nuk është çështje xhelozie dhe asgjë, por nuk e di që ka ardhur dikush nga jashtë vendit dhe ka bërë mire si trajner këtu. Ky moment te Dinamo është delikat. Nuk ka çfarë të humbasë. Kushdo që të vijë, nuk mund të bëhet më keq.

Vllaznia 1-2 Tirana – Ndeshje e çuditshme. Ishin disa aksione të Vllaznisë, të cilat mund të bënin diferencën. Tirana mori frenat e lojës në dorë, me kalimin e minutave. Mos të them që Seferi e mundi Vllaznisë i vetëm. Tirana ka bërë një merkato më të vërtetë cilësore.Vllaznia ka problem në lojë, prej javësh. Nuk shikoj më Vllazni kompakte.

Europa dhe rënia– Tirana, Laçi dhe Vllaznia besoj se do të jenë 3 vendet e para. Mund të pritet edhe Kukësi.Javët e fundit ka ulje-ngritje të ekipeve. Nuk ka një ekip siç ka qenë në vitet e fundit” – tha ai.