“Kukësi Arena”, impianti më i ri në Shqipëri inagurohet pa fitues. Ditën e sotme në Kukës është luajtur sfida Kukësi-Laçi, e vlefshme për javën e 30-të të Superligës, por ndeshja u mbyll pa fitues edhe pse të dyja ekipet kishin raste për shënim.

Trajneri i Kukësit, Longo u ankua dje për dy ndeshjet e fundit që nuk kishin marrë rezultat pozitiv pasi kishin luajtur në një fushë të keqe si ajo e Kamzës, por siç duket edhe ndeshja e sotme, as fusha e re duket se nuk i ka bërë “derman” teknikut italian që skuadra e tij të rikthehej te fitoret.

Inagurimi i stadiumit të ri ishte një festë e madhe për të gjithë tifozët e Kukësit, por që në fund nuk ngelen të kënaqur nga rezultati i sfidës.

Me këtë barazim, Laçi mban vendin e 2-të me 51 pikë, kurse Kukësi në vendin e 3-të me 46 pikë. Ky i fundit ende nuk e ka siguruar Europen dhe si rrjedhoje gara do te jete e hapur deri ne fund sepse vendin e trete e tentojne edhe Partizani e Vllaznia.