Te Vllaznia jane te fokusuar maksimalisht te sfida e rradhes per kampionat, ajo qe do te luajne diten e premte ne “Elbasan Arena” ne oren 16.45 ndaj Teutes.
Por nderkohe, ne kete pragndeshje, pjestare te stafit teknik te saj kane gjetur kohe edhe te kalojne disa momente te kendshme ne qytetin bregdetar te Ulqinit ne Mal te Zi.
Keshtu, trajneri Thomas Brdariç, i shoqeruar nga drejtori sportiv Matko Djarmati, por edhe nga menaxheri shkodran Uliks Kotrri, kane udhetuar drejt shtetit fqinj.
Ka qene vete Brdariç qe ka postuar nje foto ku jane te tre sebashku ne “Plazhin e Vogel” te Ulqinit. Por nderkohe, neser paradite ekipi do te udhetoje drejt Durresit ku do te qendroje dy dite duke u pergatitur per sfiden me Teuten./SHKODRA-SPORT.COM/