HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStarova bën "avokatin" e Cungut: Nuk duhet larguar nga Kukësi, nuk është...

Starova bën “avokatin” e Cungut: Nuk duhet larguar nga Kukësi, nuk është faji i tij

Në lidhje me çështjen e debatueshme të shkarkimit ose jo të Armando Cungut nga trajneri i Kukësit, Sulejman Starova mbrojti hapur ish-kolegun e tij duke thënë se përgjegjësia për luhatjet e rezultateve në këtë sezon bie mbi klubin, i cili ka kryer ndërhyrje të tepërt në merkato.

Në emisionin “Rubrika Sportive”, ai shtoi se nëse presidenti Gjici shkarkon nga posti i trajnerit Cungu, ambicia për titull shuhet.

“A duhet shkarkuar Cungu? Absolutisht gabon. Ka shumë arsye së përse Kukësi ka çaluar këtë sezon. Luan në fushë asnjënaëse, është humbje e madhe. Nuk sillen 8 lojtarë cilësorë se nuk ke si u gjen vendin në formacion.

Nëse vjen trajner i ri, bie kërkesa e llogarisë. Po ndryshove trajner, heq dorë nga titulli. Cungu është djalë që punon mirë. U jep vendin atyre që japin maksimumuin. Është gabim kolektiv, në marrje në blerje të lojtarëve.

Nuk mund të ndërhyhet në janar kaq shumë dhe të kërkosh menjëherë rezultate”, shtoi Starova.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments