I ka besuar nje vend titullari dhe luajti per 78 minuta ne fushe ndaj Kastriotit duke u munduar te beje me te miren per Vllaznine. E kemi fjalen per mesfushorin 19 vjeçar Rejan Alivoda i cili konsiderohet nje nga elementet e se ardhmes per ekipin shkodran.

Kuptohet qe ndeshja e tij nuk ka perfekte sepse ne kete mes ndikojne shume edhe emocionet, megjithate ka bere nje paraqitje te pelqyeshme qe tregon se Vllaznia mund ta fitoje kete lojtar. Megjithate trajneri Josa nuk ka deshire te ndalet shume tek ky lojtar.

I pyetur pas ndeshjes nese kishte mbetur i kenaqur me paraqitjen e Alivodes, numri 1 i pankines shkodrane eshte shprehur: “Alivoda beri punen e tij sot. E kemi pare qofte ne stervitje, qofte ne ndeshjet e kontrollit, qofte ne ato ndeshje qe ka luajtur prandaj dhe ishte ne fushe.

Nuk dua te flas shume per Alivoden sepse ne fund te fundit e ka per detyre te luaje dhe nese une i kam dhene besim, i kam dhene sepse kam besuar tek ai dhe po ashtu edhe shoket e skuadres besojne tek ai. Keshtu qe duhet te shohim si do te shkoje ne te ardhmen.

Kjo ishte e para ndeshje e tij nga fillimi dhe une nuk dua qe futbollistet me nje ndeshje te shkojne ne hava dhe pastaj ndeshjen tjeter te mos bejne mire. Ai duhet te mbaje ritmin e tij edhe ne ndeshjet e tjera, une do te besoj se eshte ne rruge te drejte”./SHKODRA-SPORT.COM/