Laçi me Armando Cungun tashme ne krye do te kerkoje te vijoje me rezultatet pozitive edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznise.

Trajneri shkodran ka folur ne prag te ndeshjes se sotme kunder kuqebluve duke shpjeguar edhe optimizmin qe ekziston ne prag te ketij takimi.

“Ky kampionat eshte shume i çuditshem, nuk mund te thuash se cili ka bere diferencen deri tani. Nuk mbaj mend qe pas 9 javesh çdo skuader te jete ne keto situata.

Nuk eshte gje e re per mua te perballem kunder Vllaznise se kam 10 vjet trajner tashme ne Superlige. Do te bejme maksimumin per te marre fitore edhe ndaj ekipit shkodran. Duhet te bejme kujdes ndaj Vllaznise sepse ka treguar vlera ne keto jave.

Une nuk jam penduar per ate çfare kam thene per Hygor pasi shoh qe nuk ka bere ndonje diference te madhe tek Vllaznia, pertej 2 goditjeve ne porte ne 7 ndeshje. Kushdo qe i ka pare ndeshjet e Vllaznise dhe shkon ne stadium, e ka te lehte ta kuptoje se ata qe e mbajne peshen e ketij ekipi jane shkodranet.

Blerjet e reja dhe sidomos ata nga Brazili nuk kane gjendjen e duhur. Gjithsesi nuk me takon mua te flas. Tashme kam statusin e trajnerit kundershtar, e jo me ate te specialistit apo tifozit te Shkodres”- ka thene Cungu.

www.shkodrasport.com