E vuajtur, por qe i ka kenaqur te gjithe ne kampin shkodran. Mbi te gjithe presidentin Alban Xhaferi i cili eshte pare te largohet nga tribuna “VIP” e stadiumit “Loro Boriçi” duke marre fryme i qete pas vershellimes perfundimtare te arbitres Rrusta.

Nderkohe numri 1 i klubit shkodran nuk ka hezituar te flase per gazeten “Shkodra Sport” duke dhene mendimin e tij per kete ndeshje dhe per kete sukses, qe eshte i treti per Vllaznine e tij ne pese jave kampionat.

“Mendoj se ishte një lojë në të cilën skuadra meritonte të bënte edhe 1 apo 2 gola më tepër, por ndoshta në finalizimin e golit e në kombinimet e sulmit mendoj se nuk jemi në atë gjendjen më të mirë, por fitorja sigurisht që na e kthen atosferën pozitive dhe tashmë të shohim drejt ndeshjeve të ardhshme, sepse po shihet që ky kampionat ka gjithandej kualitet dhe ka skuadra që luajnë dhe marrin rezultatin.

Sigurisht që ishte shumë e rëndësishme ta arrinim këtë fitore. Kastrioti e ka treguar tashmë se luan mirë futboll dhe e meriton të jetë aty ku është. është herët të flasim, por e rëndësishme është që cdo ndeshje duhet ta shohim me shumë prioritet”.

Presidenti eshte pyetur edhe per sulmuesin Çoba i cili sot nuk ka qene as ne pankine, por eshte pare te ndjeke ndeshjen nga tribuna e tifozeve, pikerisht bashke me ata me te cilet u perfol per nje debat ne ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias dhe Xhaferi per kete gje, u pergjigj:

“Çoba ka pasur një dëmtim të vogël dhe sigurisht që do të kthehet sa më shpejt. Pavarësisht incidenteve të vogla që mund të ndodhin, tifozat e respektojnë”. Vetem kaq, duke mos dashur t’i kushtoje fare rendesi diçkaje qe tashme ka kaluar.
Maringlen ZHIVANI