Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Kastriotit mbremjen e sotme fale golit te shenuar nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Ai duket se ka fat ne perballjet ndaj ketij kundershtari dhe keshtu ka rezultuar edhe kete here duke shenuar qe ne sekonden e 38-te te ndeshjes, gol ky qe rezultoi me vlere trepikeshe per kuqeblute.

Pas ndeshjes, vete ai ne nje prononcim te dhene per mediat, eshte shprehur i lumtur mbi te gjitha qe ky gol i dha fitoren Vllaznise ne kete moment disi delikat. Po ashtu Hoxhaj eshte shprehur se kjo fitore do ta ndihmoje skuadren te jete disi me e qete per vazhdimesine e kampionatit.

“Trepikëshi është gjëja më e rëndësishme. Ka qenë një javë e stresuar pas asaj humbjeje me Egnatian, kështu që donim të dilnim vetëm me tre pikë, ky ka qenë pikësynimi jonë, jo të zhvillonim një lojë të bukur. Në këtë ndeshje kemi qënë në presion për rezultat.

Do të bëj atë që më thotë trajneri, por gjithsesi ndihem mirë edhe në krah dhe nuk e kam problem, është një rol që i përshtatem mirë. Une kam patur ndoshta rezerva per aktivizimin me perpara te Vllaznia dhe jo per kete periudhe. Madje gjej rastin ta falenderoj profesorin per besimin qe eshte duke treguar ndaj meje”- ka thene nder te tjera Ardit Hoxhaj.

Prononcimin e plote te sulmuesit te Vllaznise mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube ne linkun e meposhtem: