Sulejman Starova, ka kritikuar tifozët e Shqipërisë, për vërshëllimat në drejtim të Kombëtares në fund të sfidës. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova u shpreh se nuk janë tifoztë që marrin vendime për trajnerin dhe skuadrën, por janë të tjerë ata që vendosin.

Në lidhje me trajnerin Reja, Starova tha se problemi i tij është mosha dhe fundi ishte vulosur edhe sikur të fitonte.

Kisha ndërmend të përmendja 3 gabime të Rejës, por i eliminova dy, pas deklaratës. Sepse tha që Gjasula dhe Abrashi kërkuan ndërrim. Në momentin kur Islandës i doli me të kuq lojtari, aty futej menjëherë një sulmues. Ndoshta Broja apo një tjetër. Me të gjitha të tjerat që ka thënë Reja, jam dakord.

Fundi i Rejës do të ishte edhe me fitore, sepse problemi i tij është mosha. Po i dal kundër tifozëve që vërshëllyen në fund. Jam kundër vërshëllimave. Nuk janë ata vendimmarrësit, vendimet i marrin të tjerët. Unë kam të drejtë të kritikoj tifozët, të mos vërshëllejnë Kombëtaren.

Italia u eliminua dhe nuk shkoi në Botëror, por tifozët nuk bënë kështu si ne në Shqipëri.