Gazetari i sportit, Ylli Aga, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se paraqitjet dhe rezultatet në Ligën e Kombeve, kanë vulosur fundin e trajnerit Reja nga Shipëria.

Aga deklaroi se lojtarët duhet të ishin treguar të zgjuar në fund të ndeshjes, duke mos shkuar te tifozët.Për herë të parë, nga kualifikueset e Botërorit në 1990, e mbyllim grupin pa fitore.

Trajnerit duhet t’i interesojë edhe kontrata dhe e ardhmja. Një trajner Kombëtareje, duhet të shikojë edhe për të ardhmen. Reja thotë se e ka stacionin e fundit. Në 34 ndeshje, ka grumbulluar 63 lojtarë, 53 prej të cilëve i ka dhënë minuta.

Ka meritat e tij, por unë besoj se paraqitja dhe rezultatet e këtij edicioni, kanë vulosur fundin e tij me ekipin kombëtar. Lojtarët nëse nuk u treguan të zgjuar në pjesën e dytë, duhet të tregoheshin në fund të ndeshjes, duke shkuar te tifozët.