Sulejman Starova është një prej kandidatëve zyrtar që të marrë postin e kreut të ri të FSHF sebashku me presidentin aktual Armand Duka dhe komentatorin e njohur sportiv Dritan Shakohoxha.

I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova është shprehur se zgjedhjet nuk rrezikohen aspak në 2 mars, por nga ana tjetër ka përgatitje për l.uftë duke njohur sjelljen e politikës.

“Nuk rrezikohen fare zgjedhjet, ta jap nga eksperienca ime. Ato që caktojnë datën e fillimit të Asambles është UEFA dhe FIFA që mbajnë gjallë futbollin në Shqipëri dhe më gjerë. Është pika e parë e statutit që: “Respektojmë ligjet e UEFA dhe FIFA”.

Pika e dytë është: “Respektojmë ligjin shqiptar”. Sigurisht që të vret veshin kjo puna e politikës, teksa Rama e priti dhe e përcolli Ceferin. Në 2 mars përgatitemi për “luf.të”, tha Starova. /Sport Ekspres/