Partizani dhe Vllaznia morën nga një pikë, në ndeshjen e javës së 21-të të Superiores. Për specialistin e futbollit dhe analistin e përhershëm në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, Shkëlqim Muça, ndeshja Partizani-Vllaznia, ka lënë të pakënaqur te dyja skuadrat me barazimin.

“Pretendonim të ishte një ndeshje e bukur. Ishte një ndeshje e barabartë për aq minuta, sa forcat ishin të barabarta në fushë.

Dalja me karton të kuq e lojtarit të Vllaznisë, Hakaj e prishi ndeshjen. Mendoj se gjykimi i gjyqtarit ndikoi në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Vllaznia është më e konsoliduar në aspektin e lojës, ndërsa Partizani është akoma më i paqartë. Akoma nuk është harmonizuar, por ka dëshirë.

Shkodranët lëvizën më mirë në fushë, më mirë se Partizani, por vendimet e gjyqtarit Lata ndikuan te mbarëvajtja e ndeshjes. Vllaznia tentoi për ta fituar ndeshjen, me cilësitë që ka, por edhe Partizani nga ana e tij po ashtu.

Ishte një ndeshje e barabartë, por mendoj që gjykimet e gjyqtarit nuk ishin të drejta. Vllaznia e mban atë ritmin e vet.

Eshtë një skuadër që ka stabilitet, mundohet të sulmojë me ato lojtarë që ka”,-tha në prononcimin e tij, analisti i futbollit, Shkëlqim Muça.
Maringlen ZHIVANI